Gjendet pa jetë në banesën e vet, bashkë me gruan dhe qenin e tyre
Aktori amerikan fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman, bashkëshortja e tij Betsy Arakawa dhe qeni i tyre janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico.
Në një deklaratë nga Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe në New Mexico thuhet: “Mund të konfirmojmë se si Gene Hackman ashtu edhe bashkëshortja e tij u gjetën të vdekur të mërkurën pasdite në rezidencën e tyre në Sunset Trail.
Hackman ishte 95 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij – një pianiste klasike – 64 vjeç.
Ai fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për rolin e tij si Jimmy “Popeye” Doyle në thrillerin e vitit 1971 The French Connection, dhe një tjetër për aktorin më të mirë në rol dytësor për rolin e Little Bill Daggett në filmin Unforgiven të Clint Eastwood në vitin 1992.
Roli i tij në filmin Bonnie and Clyde (1967) si Buck Barrow – përkrah Warren Beatty dhe Faye Dunaway – e ndihmoi atë të bëhej i njohur dhe i solli një nominim për Oscar. Ai u nominua gjithashtu për filmin I Never Sang for My Father (1970) dhe për rolin e tij si agjent në Mississippi Burning (1988).
Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe deklaroi: “Më 26 shkurt 2025, rreth orës 13:45, oficerët e sherifit të Qarkut Santa Fe u dërguan në një adresë në Old Sunset Trail në Hyde Park, ku u gjetën të vdekur Gene Hackman, 95 vjeç, bashkëshortja e tij Betsy Arakawa, 64 vjeç dhe një qen.”
Fraksion.com