Bylykbashi-deputetëve të PS: Prokurorët që i zgjodhët me dorën tuaj, do ju kërkojnë falje dhe do ju mbysin
Në seancën plenare të Kuvendit, deputeti i opozitës, Oerd Bylykbashi, kritikoi ashpër dy aktet normative të propozuara nga Partia Socialiste, duke i cilësuar si të vonuara dhe antikushtetuese. Sipas Bylykbashit, këto akte dëmtojnë të drejtat e votuesve, veçanërisht ata të diasporës, duke i diskriminuar ata që nuk kanë dokumente të vlefshme identifikimi.
Ai theksoi se shqiptarët e diasporës nuk mund të njoftoheshin në kohë për ndryshimet që lidhen me mundësinë e votimit me dokumenta të skaduara. Për më tepër, Bylykbashi i konsideroi këto masa si antikushtetuese, pasi ata që jetojnë jashtë dhe ata brenda vendit po diskriminohen për shkak të kërkesave për dokumente të vlefshme.
Ai gjithashtu përmendi një numër të madh aplikimesh të refuzuara dhe akuzoi Partinë Socialiste për manipulime të procesit zgjedhor, duke parashikuar se SPAK do të merret me ata që janë të përfshirë në skandalet e korrupsionit. Në fund, Bylykbashi paralajmëroi se prokurorët, të cilët janë zgjedhur nga PS, do të kërkojnë falje dhe do bëjnë presion politik për t’i dërguar politikanët e qeverisë para drejtësisë.
Fraksion.com