Aksident i rëndë në Durrës! Një i vdekur dhe dy të plagosur
Një aksident tragjik ka ndodhur në lagjen nr. 13 të Durrësit në rrugën “Martin Camaj”.
Sipas raportimeve, automjeti i drejtuar nga shtetasi R. L., 37 vjeç, ka përplasur automjetin e drejtuar nga shtetasja T. Ç., 49 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, shtetasi R. L. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja e saj, K. D., kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për kujdes mjekësor.
“Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Fraksion.com