AktualitetTë fundit

Akademia e FA-së, pjesë e panairit “Work & Study”

Akademia e Forcave të Armatosura ishte pjesë sot e panairit “Work & Study” në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Përmes këtij aktiviteti, Akademia e Forcave të Armatosura ofron për maturantët njohjen me programet e studimit bachelor dhe master sipas modelit West Point në Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Ky prezantim synon t’u mundësojë atyre marrjen e vendimit të duhur mbi ndjekjen e studimeve universitare dhe orientimin drejt një pune të sigurt dhe me trajtim financiar dinjitoz që në ditën e parë të studimeve.

Akademia e Forcave të Armatosura mirëpret të gjithë maturantët të cilët duan një arsim cilësor me standarde bashkëkohore.

Akademia e Forcave të Armatosura tashmë operon mbi bazën e kurrikulave të rishikuara dhe të reformuara në një sistem studimi 4-vjeçar bachelor, sipas modelit të Akademisë Ushtarake të West Point (SHBA), që është një nga modelet më të mira në botë.

Ky program ka filluar në vitin 2023, duke sjellë edhe përmbushjen e objektivave të AFA-së. Edukimi dhe stërvitja e studentëve të AFA-së që ata të jenë të gatshëm për të gjitha sfidat që iu kërkohen, ka për qëllim që ata të jenë të gatshëm që nesër të drejtojnë trupa në çdo vend që kërkohet nga Shqipëria që të kontribuojë në misionet e saj në kuadër të Aleancës së NATO-s.


Fraksion.com