AktualitetTë fundit

“Universiteti nuk është i imi por i gjithë Shqipërisë”, Rektori i UBT: Nuk mbroj asnjë person që ka abuzuar!

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku po flet në mbledhjen e grupit parlamentar të PS në lidhje me masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO për anëtarët e stafit të UBT.

Ai ka deklaruar se pas mbledhjes së zhvilluar ditën e djeshme me stafin, është vendosur se nuk do të komentohet asnjë vendim i drejtësisë, ndërsa shprehu bindjen se shumica e pedagogëve janë ” të pastër”.

“Do doja të sqaronim dy pozicione. Nuk mbroj asnjë person i cili mund të ketë abuzuar. Kam besim që Universiteti Bujqësor jo vetëm do ringrihet, siç kemi pasur sfida gjithmonë. Jemi ngritur në vitet kur Universiteti Bujqësor u shkatërrua dhe në vitet kur nuk donte të studionte askush në Universitetin Bujqësor. Tani jemi futur në rrugën që arsimi i lartë duhet të funksionoj në Shqipëri. Ajo që po bëjmë me universitetin e Bokus është një rikonstruktimi total.

Unë jam këtu për t’ju garantuar se Universiteti Bujqësor i ka të gjitha kapacitetet dhe vlerat, dhe ju e konfirmoni që Shqipëria është me fat që ka një Univeristet Bujqsor. Ne kemi nevojë për mbështetjen dhe fjalë të mirë. Bujqësia boll është e presektuar nga imazhi dhe hezitimi i të rinjve. Qasja që po bëjmë me universitetin e Bokus në Vienë përbën një reformë të transformimit. Deri dje mund të dukeshin ëndrra por sot janë realitet sepse kemi filluar punë dhe në mars kemi misionin e radhës të ekipit. Do doja shumë që debati të përqendrohej në këtë aspekt.

Të fokusohemi këtu, Universiteti nuk është i imi por i gjithë Shqipërisë. Ligji për arsimin e lartë ndan shumë mirë anën administrative me akademike. Rektori me stafin e mbaron punën e vet deri në dërgimin në senat”-u shpreh Fatbardh Sallaku.
Fraksion.com