AktualitetTë fundit

Tronditet Lezha, shpërthen nga tritoli zyra noteriale e vëllait të kreut të PD-së, Gjin Gjoni

Një shpërthim më tritol ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj mërkure.

Një sasi lënde plasëse i është vendosur zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet ne qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.

Nga shpërthimi janë shkaktuara dëme të vogla materiale, ndërsa referuar pamjeve të kamerave të sigurisë kanë qenë dy persona të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar.

“Rreth orës 04:00 jemi njoftuar se në qytetin e Lezhës, para derës së zyrës noteriale të shtetasit F. Gj, 57 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë eksplozive, e cila ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”-njofton policia.

 

Fraksion.com