AktualitetPolitikëTë fundit

“T’i dëgjojë i gjithë opinioni publik”, Rama: Çdo person që intimidohet nga SPAK, do vijë të flasë para grupit të PS-së!

Edi Rama:

Edhe pushteti ekzekutiv është një pushtet i pavarur.

Boll është hyrë në kufijtë e pushtetit ekzekutiv.

Boll janë terrorizuar punonjësit e administratës me thirrje, presione dhe paraburgime, boll.

Duhet të hetojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Duhet menduar për t’i dhënë shërbim konsulence të rëndësishme ndërkombëtare për të gjitha aspektet që marrin përsipër të analizojnë dhe nuk kanë kapacitetet t’i analizojnë. jo pabarazia në tendera, pastaj të gjitha përfundojnë te shpërdorimi i detyrës ku është një thes i madh që nuk e merr vesh i pari të dytin.

I fusim një shpërdorim detyre dhe pastaj kismet.

Njerëzit nuk janë domate, as kavie.

Duam profesionalizëm dhe integritet demokratik për çdo proces.

Këto dëgjesat do të vazhdojnë për këdo që ka nevojë të vijë të shprehet para grupit parlamentar sa kohë nuk është i akuzuar për korrupsion dhe nuk është nën hetim për korrupsion.

Persona që thirren, intimidohen, goditen janë të ftuar të vijnë dhe të flasin.

T’i dëgjojë i gjithë opinioni publik. Jo në ato klubet e natës ku shtrihen të gjithë prurjet e kënetës dhe kërkojnë gjak, varje në litar dhe burg për të gjithë dynjanë se duan të sjellin kënetën në pushtet dhe ta çojnë sërish Shqipërinë në gropë…

Drejtësisë të gjithë mbështetjen në pavarësinë e vet, njerëzve të gjithë mbështetjen për liritë dhe të drejtat e tyre. Kjo është PS.

 

Fraksion.com