AktualitetPolitikëTë fundit

Qëndresa Qytetare proteston përpara Kryesisë së Kuvendit, Qiraxhi: SPAK po sulmohet, drejtësia të bëjë punën e vet

Qëndresa Qytetare zhvilloi një protestë përpara Kryesisë së Kuvendit, ku aktivisti Migen Qiraxhi ngriti akuza të ashpra ndaj qeverisë për sulmet ndaj drejtësisë në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Qiraxhi theksoi se kjo është një nga dramat më të mëdha që mund të ndodhin në një demokraci, duke pasqyruar shqetësimin për ndërhyrjen e Kryeministrit në sistemin e drejtësisë.

Ai kritikoi hapjen e dyerve për të akuzuarit për korrupsion në parlament dhe theksoi se Kryeministri ka shkatërruar rendin dhe drejtësinë. Qiraxhi u shpreh se SPAK ka arritur të arrestojë persona të rëndësishëm, përfshirë kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe ministra, dhe bëri thirrje për mbrojtjen e pavarësisë së drejtësisë.

 

 

Migen Qiraxhi: Në Shqipëri drejtësia po sulmohet. Këta po prishin rendin dhe drejtësinë. Kjo që po ndodh është drama më e madhe që mund të ndodhë në një demokraci. Të akuzuarve për korrupsion iu hapet dera në parlament. Kryeministri është pushtet i pandarë nga drejtësia. Kryeministri ka vendosur të prishë rendin e drejtësisë. Të gjithë ata që kanë probleme me drejtësinë, të paraqiten atje ku kanë vendin. Kryeministri sulmon drejtësinë sepse i ka ardhur tek pragu i derës. SPAK ka futur sot në burg kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ministra dhe funksionarë të lartë të shtetit. Një organ i pavarur nuk mund të cenohet nga kryeministri. Drejtësia duhet të jetë e qetë në vendimmarrjen e vet. Kuvendi i Shqipërisë nuk është klubi i hallexhinjve të SPAK.

 

Fraksion.com