AktualitetTë fundit

Qëlloi veten me një plumb në kokë, polici i burgut të Burrelit transportohet me urgjencë drejt Traumës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Burrelit, ku një polic i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit qëlloi veten me armën e shërbimit.

Efektivi i burgjeve Sinan Kazhani , rreth 58 vjeç,  njihet si person jo problematik në qytet dhe ende nuk dihet arsyeja që e ka çuar drejt aktit të rëndë për t’i dhënë fund jetës.

Ai fillimisht  u dërgua në spitalin e Burrelit dhe sipas bluzave të bardha, gjendja e tij  ishte kritike pasi ka marrë plumb në kokë, ndërsa është kërkuar helikopteri për transportimin e tij drejt Traumës.

 

 

Helikopteri nuk ka mundur të vijë për shkak të mjegullës, dhe efektivi tashmë po transportohet me automjetin e urgjencës.

 

Mësohet se në momentin e ngjarjes në banesë ka qenë bashkëshortja e tij dhe fëmija i tyre.

 

Mat/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Burrelit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi S.K., rreth 54 vjeç, punonjës policie i burgjeve. 54-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Fraksion.com