“Nuk mund të flas”, ish-deputeti i PS Vladimir Kosta paraqitet në SPAK, dha dëshmi për Veliajn
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, është paraqitur sot në SPAK.
Pas daljes nga SPAK, Kosta u pyet nga gazetarët në lidhje me arsyen e paraqitjes së tij.
Biznesmeni Vladimir Kosta, i cili është pronar i ndërtesës SKY Tower, ka dhënë dëshminë e tij për hetimet ndaj Veliajt dhe Xoxës, pasi një zyrë e Xoxës ndodhet në këtë ndërtesë.
Ai shpjegoi se nuk mund të japë detaje mbi pyetjet që i janë drejtuar nga prokurorët e posaçëm, duke theksuar se çështja është ende nën hetim.
“Nuk mund të flas. Çështja është nën hetim,” ka deklaruar Kosta.
Fraksion.com