“Kemi hyrë në fazën e drejtësisë europiane, jo ruse”, Rama: PS pranoi t’i bëhen mbi trup të gjithë eksperimentet e luftës ndaj korrupsionit!
“Kemi hyrë në një fazë të re, atë të drejtësisë europiane, jo asaj ruse”.
Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku foli mbi reformën në drejtësi dhe situatës së krijuar pas formosjes së 24 masave të sigurisë ndaj stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se, nëse nuk do të ishte kjo shumicë qeverisëse, nuk do të kishim parë asnjë hetim të nivelit të lartë dhe asnjë forcë politike në pushtet që vullnetarisht të kishte distancuar veten nga kontrolli mbi pushtetin e drejtësisë.
Ai theksoi se qeveria ka pranuar që në trupin e saj të bëhen eksperimentet më të mëdha kundër korrupsionit, eksperimente për të cilat nuk është reaguar për 5 vite, duke i dhënë kështu mundësi institucioneve të drejtësisë së re që të bëjnë punë e tyre.
“Po të mos ishte kjo shumicë qeverisëse nuk do të kishim parë asnjë hetim VIP apo një forcë politike në pushtet e cila vullnetarisht vendosmërisht me patriotizëm ka tërhequr duart nga kontrolli i pushtetit të drejtësisë dhe ka pranuar që në trupin e saj të bëhen të gjithë eksperimentet kundër korrupsionit,. Eksperimente për të cilat kemi heshtur për 5 vite me radhë, edhe pse nuk do
E para është pavarësia. Nëse do të kishim folur siç po flasim sot do të kishim prishur më shumë punë se sa do të kishim ndrequr.
Por tani që reformën , SPAK dhe GJKKO që i ngritëm ne dhe u dhamë hapësirë të bëjnë punën që kanë bërë, i kanë marrë të tjerët në birësim pas pilafit, kemi hyrë në fazën e dytë, që është drejtësi europiane, jo ruse”, u shpreh ai.
Fraksion.com