AktualitetLife StyleTë funditTeknologji

Inteligjenca Artificiale mat shpejtësinë e plakjes së trurit

Teknologjia e re ndihmon në parandalimin e trajtimit të sëmundjeve të demencës dhe Alzheimerit

Modeli i  ri Inteligjencës Artificiale i specializuar për këtë gjë, u përdor për të vlerësuar dhe përllogaritur shpejtësinë e plakjes së trurit mbi 104 individë të shëndetshëm dhe 104 me Alzheimer, dhe rezultatet ishin plotësisht të rregullta dhe njësoj me testet e përsëritura me metodat tradicionale.

Inteligjenca Artificiale mund të arrijë të masë shpejtësinë më të cilën plaket truri. Arrin ta bëjë këtë duke shfrytëzuar ndryshimet në kohë falë rezonancës magnetike.

Sistemi i ri mund të jetë shumë i dobishëm në parandalimin dhe trajtimin e parakohshëm të sëmundjeve si demenca dhe degradimi i trurit e funksioneve të tij.

Ndryshe nga verifikimet tradicionale që vlerësojnë moshën biologjike të trurit duke u nisur nga një rezonancë e vetme, kjo metodë e re bazohet në konfrontimin e rezultateve të ndryshme të më shumë rezonancave mbi të njëjtin individ. Rezultati bën të mundur të dallohen me më tepër saktësi ndryshimet neuroanatomike te lidhura me plakjen e përshpejtuar ose të kundërtën, të ngadalësuar.

Fraksion.com