AktualitetTë fundit

I dënuar në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 62-vjeçari në Fier

lban Dauti, 62-vjeç, i dënuar me mbi 8 vjet burgim në Itali, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Fier me qëllim ekstradimi.

Policia njoftoi se “në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, gjatë operacionit “Operacionalja 31”, lokalizoi dhe kapi në Fier, shtetasin Alban Dauti, 62 vjeç, i lindur në Fier”.

Sipas policisë “autoritetet gjyqësore në Milano e kanë dënuar këtë shtetas me 8 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë, për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

 

Fraksion.com