AktualitetPolitikëTë fundit

Gjyqtari i GJKKO-së Erjon Bani: Drejtësia në shërbim ndaj qytetarëve dhe transparencës! I publikojmë vendimet që marrim në gjykata.gov.al

Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani, në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen theksoi angazhimin e institucioneve të drejtësisë për të ofruar shërbim me cilësi të lartë, duke e quajtur drejtësinë një shërbim për qytetarët.

Ai theksoi se, megjithatë, GJKKO punon me një staf gjyqtarësh që janë gjysma e kapacitetit dhe për të arritur objektivat e nevojshme, është e domosdoshme që gjyqtarët të punojnë jashtë orarit zyrtar.

Bani vuri në dukje se produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99%, ndërsa cilësia e vendimeve është e lartë. Ai theksoi rëndësinë e transparencës, duke thënë se vendimet publikohen online. Gjithashtu, ai falënderoi partnerët për mbështetjen që kanë ofruar në forcimin e sistemit të drejtësisë.

“Në vitin 2024 kemi mbi 1 mijë vendime më shumë se vitet e kaluara. GJKKO është njohur me raportin e vitit të shkuar, tashmë edhe me mbështetjen e KLGJ-së, eskpertët e IT-së, tashmë publikon 100% të vendimeve të saj në faqen zyrtare. Duke përjashtuar vendimet e fazës së hetimit paraprake Dua të bëj me dije që tashmë keni çdo raport statistikor çdo 3 muaj, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Tek Gjykata.gov.al i keni të gjitha vendimet në formatin PDF”, tha Bani.

Erjon Bani, gjyqtar i GJKKO:  Drejtësia është thjesht shërbim. Jemi thuajse në gjysmën e kapacitetit të gjyqtarëve. Produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99 përqind. Cilësia e çështjeve është e lartë. Nuk kemi as ndihmës ligjorë dhe gjyqtarët për të arritur objektivat, duhet të punojnë shtatë ditë, edhe jashtë orarit zyrtar.

Ne publikojmë të gjitha vendimet që marrim. Kushdo mund të shkojë në gjykata.gov.al dhe i ka të gjitha vendimet online, në shërbim të transparencës. Falënderojmë edhe partnerët tanë për mbështetjen që na kanë dhënë.

 

 

Fraksion.com