AktualitetPolitikëTë fundit

“Gjykatës që kanë frikë nga prokurori janë problem”/ Burgosja e Veliajt, Rama: Kush do t’i ndjekë punët në Bashki, Dado apo Noci?

Duke përdorur sërish si shembull vendimin e Gjykatës së Strasburgut për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi, kryeministri Edi Rama tha se ‘arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj pa gjyq ishte i paligjshëm’.

Edi Rama: Ne nuk duam që ndërkohë që ne duam të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian, ndërkohë që ne duam ta kemi atë emrin Albania aty, të na çohen një ditë të bukur holandezët dhe të thonë: “Shiko, me Shqipërinë kemi një problem, sepse nuk ka më mungesë vullneti për të luftuar korrupsionin, por ka mungesë respekti për të drejtat e njeriun. Sot, Gjykata e Strasburgut nxori të paligjshëm arrestimin pa gjyq të ish-drejtorit të Radio Televizionit. Unë nuk e di fare, hiç! E as nuk kam për ta komentuar, edhe sikur ta di, nëse “është i fajshëm ose i pafajshëm, gjykata e ka nxjerrë të fajshëm”. Por ama, si e kanë nxjerr të fajshëm, si e ka nxjerr të pafajshëm gjykata, kjo është temë tjetër. Arrestimi pa gjyq është i paligjshëm! Dhe mjafton të lexosh vendimin e Strasburgut për të kuptuar se sa shumë nga këto arrestime të paligjshme do t’i paguajë nesër taksapaguesi shqiptar në formën e dëmshpërblimit.

Pse? Pse duhet ta marrësh tjetrin, ta fusësh në burg pa gjyq, për të treguar që je i fortë? Për të treguar që je ti e s’ka tjetër këtu? Apo për të treguar që prokuroria dhe gjykata janë e njëjta gjë si në komunizëm? Dhe kjo, më shumë sesa për SPAK-un, është një këmbanë që bie për gjykatësit. Gjykatësit janë aty për të qenë të drejtë, të barabartë, të paanshëm, të pavarur, profesionistë e të tjerë, e të tjerë. Nuk janë aty për të mbajtur anën e prokurorit. Prokurori ka punën e vet, gjykatësi ka një punë tjetër.

Po 250 mijë njerëzit që kanë votuar? Çfarë janë ata? Apo janë kot?!

Po një kontratë me këtë milet, që duhet ta zbatojë një pushtet i zgjedhur, apo është kot? E kush duhet t’i ndjekë gjithë 1001 punët dhe të mbajë përgjegjësi për votën që i kanë dhënë njerëzit? Prokurori? Apo Noci? Këto nuk shkojnë, dhe për këto më vjen keq, po ne nuk do rrimë pa folur.

 

Fraksion.com