Erion Veliaj ankimon masën e sigurisë “arrest me burg”
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ankimuar masën e sigurisë arrest me burg dhënë më datën 12 shkurt
Mësohet se kërkesa për ankim është dërguar nga avokatët e kryetarit të bashkisë me anë të postës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzohet se së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.
GJKKO më 12 shkurt miratoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj ndërkohë që ndryshoi masën e sigurisë për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe konfirmoi masat e sigurisë për gjashtë të akuzuar të tjerë, kryesisht biznesmenë të akuzuar se kanë korruptuar Veliajn.
Gjatë seancës Veliaj u deklarua i pafajshëm dhe akuzoi prokurorin Ols Dado për konflikt interesi.
Fraksion.com