AktualitetPolitikëTë fundit

“Epoka e të paprekshmëve po lëkundet”, Altin Duman: SPAK ka kryer hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë

Kreu i prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, në tryezën e drejtësisë të organizuar nga Qendra për studimin e demokracisë, ka deklaruar se SPK ka treguar se është në gjendje që të kryejë hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë.

“SPAK ka treguar se është në gjendje të kryejë hetime të guximshme edhe ndaj zyrtarëve të lartë. Epoka e paprekshmërisë po lëkundet.

Bashkëpunimi me Interpol, Europol dhe Eurojust është shtuar. Lufta ndaj pastrimit të parave kërkon të japë mesazhe të qarta se krimi nuk mund të blejë apo shpërblejë”, tha ai.

 

Fraksion.com