“Dosja ‘McGonigal-Edi Rama’, aktuale në mediat ndërkombëtare”, Berisha: Zotohem! Pas 11 majit Edi do të ekstradohet në SHBA që të rigjykohet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se dosja e McGonigal është rikthyer si një çështje kryesore në mediat ndërkombëtare, por tani, sipas tij, nuk flitet më për lidhjet mes McGonigal dhe Deripaskës, por për lidhjet e mundshme mes McGonigal dhe kryeministrit Edi Rama.
Berisha theksoi se një drejtësi tjetër e fuqishme është vendosur të hetojë ngjarje të rëndësishme, ndërsa i bëri thirrje Ramës që, pas datës 11 maj, të presë ekstradimin në SHBA për t’u rigjykuar për lidhjet me McGonigal.
“Dosja McGonigal është aktualizuar. Në mediat ndërkombëtare është rikthyer si çështje kryesore. Por aty për çudinë nuk po flitet më për McGonigal-Deripaska, por McGonigal-Edi Rama.
Tani është një drejtësi tjetër e fuqishme që do të hetojë ngjarje të rëndësishme si kjo. Edi Rama të garantoj se pas datës 11 maj, do ekstradohesh në SHBA për t’u rigjykuar me MCGonigal. Përndryshe mund të gjykohesh edhe në Shqipëri para 11 majit”, tha ai.
Fraksion.com