AktualitetPolitikëTë fundit

“Çfarë do të mendojnë austriakët kur ta dëgjojnë?”, Rama për arrestimet në stafin e UBT: Nxitim për të deklaruar 24 persona nën hetim!

Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e Grupit të PS-së, ku i ftuar ishte për të folur edhe rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku.

Rama tha se UBT ka bërë një kthesë historike, duke bashkëpunuar me një nga universitetet më të vjetra të botës. Ai shtoi se 24 persona nën hetim janë shumë, duke shtuar se vetëm mund të mendohet se çfarë mendojnë partnerët austriakë të universitetit për kaq shumë masa sigurie. Por, Rama shtoi se nuk mbron askënd që ka abuzuar.

Edi Rama: Shqetësimi i madh në këtë rast nuk lidhet me fajësinë ose pafajësinë e personave, por lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet që është në një kthesë historike dhe që ka të ardhmen e vet të varur nga një partneritet strategjik me një nga universitetet më të vjetra të botës.

Çfarë do mendojnë partnerët austriakë kur të dëgjojnë këtë lajm? 24 njerëz nën hetim, numër i madh për një çështje, që s’ka asnjë lloj flagrance. Por ne nuk jemi për të mbrojtur askënd që ka abuzuar.

 

Fraksion.com