AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: PD nuk bashkon votat me Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike në mbledhjen e grupit parlamentar deklaroi sot se PD nuk do të bashkojë votat me Kryeministrin Edi Rama për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë.

“Duhet të qartësoj shqiptarët, se kurrë kjo parti nuk do bashkojë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë”, tha Berisha.

Berisha theksoi sërish se Shqipëria “nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori politike”, por kjo shtoi kryedemokrati “nuk do bëhet në asnjë rrugë tjetër përveç Komisionit të Venecias”.

“Kjo do bëhet me reformim dhe në asnjë rast duke shndërruar grupin parlamentar në prokuror, as në avokat dhe aq më pak partia që pretendon luftën me zero tolerancë ndaj korrupsionit, të bashkohet me cilindo qoftë në mbrojtje të korrupsionit”, tha Berisha.

“Këta janë të marrë fund dhe këta të mos kujtojnë kurrë se mund të kryejnë qoftë edhe veprimin më të vogël me mbështetjen e opozitës”, shtoi Berisha.

Berisha paralajmëroi Ramën se në “rast se rrethohen institucionet e drejtësisë, Surreli do i rrethohet”.

“Absolutisht kemi zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe një program i shkëlqyer për shqiptarët” shtoi Berisha.

Fraksion.com