Altin Dumani mesazhi të qartë: Krimi nuk mund të blejë e as të shpërblejë
Kreu i SPAK, Altin Dumani, theksoi progresin e arritur në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, duke zbuluar se vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara për vitin 2024 ka arritur në 59 milionë euro.
Dumani theksoi se kriptovalutat janë përdorur gjithnjë e më shumë nga organizatat kriminale për të blerë kokainë dhe për të pastruar të ardhurat e paligjshme.
Altin Dumani: Goditja ndaj fuqisë ekonomike të krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë gjithashtu ka bërë progres.
Lufta ndaj pastrimin e parave nga SPAK synon të japë mesazhin që krimi nuk mund të blejë apo të shpërblejë.
Fraksion.com