“Trump dëshiron të takohet së shpejti me Zelenskin”, Putini: Evropianët mund të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se dëshiron të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski, këtë javë ose javën e ardhshme. Trump-i tha se fjala është për një marrëveshje që do t’i lejonte SHBA-së shfrytëzimin e lëndëve të para që ka nëntoka e Ukrainës, marrëveshje të cilën Selenskyj dëshiron ta nënshkruajë personalisht. “Ne jemi shumë afër një marrëveshjeje,” tha Trumpi. “Ne po e ndihmojmë Ukrainën siç kurrëkush më parë”, tha presidenti amerikan. Trump-i tha se nuk dëshiron që lufta në Ukrainë të përshkallëzohet në një Luftë të Tretë Botërore.
Putini: Evropianët mund të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën
Presidenti rus Vladimir Putin tha se shtetet evropiane mund të luajnë një rol në negociatat e mundshme për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës. “Evropianët, por edhe vendet e tjera, kanë të drejtën dhe mundësinë për të marrë pjesë në këto bisedime – dhe ne e respektojmë këtë”, tha presidenti rus Putin në një intervistë televizive.
Presidenti rus u ofroi po ashtu Shteteve të Bashkuara një shfrytëzim të përbashkët të rezervave të mineraleve të rralla që gjenden në territoret e Ukrainës të pushtuara nga Rusia. “Ne jemi të gatshëm të punojmë me partnerët tanë atje, përfshirë SHBA-në”, tha Putini në një intervistë për televizionin shtetëror.
KS miraton një rezolutë miqësore ndaj Moskës për Ukrainën
Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi pro një rezolute për Ukrainën, të paraqitur nga nga administrata amerikane e Presidentit Donald Trump. Kjo deklaratë, në të cilën Rusia nuk cilësohet si agresore, mori 10 vota nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit duke arritur kështu shumicën e nevojshme në organin më të fuqishëm të OKB-së.
Katër vendet anëtare të BE-së që janë aktualisht aktualisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së – Danimarka, Franca, Greqia dhe Sllovenia – si dhe Britania e Madhe abstenuan. Përpjekjet e mëparshme për ta ndryshuar rezolutën dështuan. Rusia për shembull, vuri veton ndaj përpjekjes së evropianëve për të shtuar në projektrezolutën e paraqitur nga SHBA-ja një paragraf lidhur me sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës./DW
Fraksion.com