AktualitetTë fundit

Thoma Gëllçi fiton në Strasburg, Gjykata Europiane: SPAK e mbajti në paraburgim pa prova!

Gjykata e Strasburgut e cilësoi të paligjshëm arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, sipas avokatit të tij, Dorjan Matlia.

Sipas avokatit, Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet për arrestimin ishin të pambështetura dhe shume të përgjithshme.

“Arrestimet janë bërë bukë e djathë për SPAK (dhe jo vetëm), të cilëve u intereson më shumë shfaqja e cirkut televiziv të lajmeve ditore me arrestime e prerje kokash sesa respektimi i standardeve evropiane. Thoma Gëllci, ish-drejtor i RTSH u arrestua në tetor 2021 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me një tender. Ai u vendos në paraburgim me vendim të GJKKO me pretendimin se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprime të paligjshme.

Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet për arrestimin ishin të pambështetura dhe shume të përgjithshme. SPAK nuk dha prova konkrete as se cilat prova duhej të mblidheshin dhe pse nuk ishin mbledhur më parë, si dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte. Gjykata e Strasburgut shtoi dhe se zgjatja e paraburgimit ishte e pajustifikuar, pasi autoritetet hetimore nuk treguan ‘kujdes të veçantë’ për hetimin.

Sipas Gjykatës se Strasburgut, Shqipëria shkeli Konventën duke mbajtur Gëllçin në paraburgim për një periudhë të pajustifikuar dhe pa dhënë prova. Duke e konsideruar si një fitore të rëndësishme morale, Strasburgu ofroi një shumë simbolike dëmshpërblimi moral, por pa harruar qe te ngarkoje mbi shtetin edhe kostot avokatore të Gëllçit. Tani do vijoje beteja ne gjykatat tona për të vënë në vend drejtësinë evropiane që e shtrembëroi nevoja revolucionare e SPAK, me mbështetjen e hapur të mazhorancës qeverisëse”.

Në fund të vitit 2022, ish-drejtori i RTSH u shpall fajtor në 2 qershor nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, që e dënoi me një vit e katër muaj burg, për shpërdorim detyre. Gëllçi ankimoi vendimin, por pas shqyrtimit, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lërë në fuqi dënimin për të. Dënimi i ish-drejtorit të RTSH-së, nga dy vite zbriti në një vit e katër muaj.

 

Fraksion.com