Uncategorized

Starmer ‘do të çojë’ në Uashington rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Premtimi i Keir Starmer për të rritur shpenzimet e mbrojtjes vjen pas shumë muajsh presioni të SHBA-së duke i kërkuar Evropës të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.

Dhe vjen vetëm disa ditë para se ai të shkojë në Uashington për takimin me presidentin Donald Trump.

Kjo do të thotë se kryeministri mund të shkojë në Shtëpinë e Bardhë me një angazhim të fortë që duhet t’i fitojë atij kredi diplomatike me presidentin amerikan.

Detyra e tij do të jetë të përdorë atë kredi për të provuar të bindë Trumpin të ruajë mbështetjen e Amerikës për Ukrainën dhe të sigurojë përfshirjen e SHBA në çdo garanci sigurie të pasluftës.

Ky vendim gjithashtu do t’i japë kryeministrit merita mes aleatëve evropianë dhe mund të bindë liderët e tjerë që të ndjekin shembullin.

Premtimi për të rritur shpenzimet e mbrojtjes është ajo që Starmer do të mbajë me vete në Uashington. Pyetja kryesore tani është nëse do të mjaftojë për të kënaqur presidentin.

Ndërkohë Kryeministri  britanik vlerëson konservatorët për shfaqjen e ‘unitetit në shtëpinë tonë’

Starmer falënderoi Badenoch për mbështetjen që ajo dhe kolegët e saj konservatorë kanë treguar në Ukrainë dhe në njoftimin e sotëm.

Ai tha se Ukraina do të dëshirojë të shohë “unitetin në shtëpinë tonë”, diçka që ai shpreson se do të vazhdojë.

Duke iu përgjigjur  pyetjes te drejtuar  nga Badenoch nëse do të ketë rritje të taksave dhe huamarrjes për të paguar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, ai tha ‘jo’.

“Përgjigja për këtë është jo,” thotë Starmer, duke shtuar se kjo është arsyeja pse ai ka përcaktuar saktësisht se si qeveria do të paguajë “paund për paund” për rritjen.

Kjo ka nënkuptuar “një vendim shumë të vështirë për zhvillimin jashtë shtetit,” shton ai.Gjithashtu edhe Liberal Demokratët mbështesin rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.

Udhëheqësi i Liberal Demokratëve Ed Davey ngrihet dhe thotë: “Ne mund të shikojmë tradhtinë e aleatëve tanë ukrainas nga Amerika dhe bashkë me të edhe tradhtinë e mundshme të Evropës dhe Britanisë gjithashtu.”.

Por ai ytha se i takon Mbretërisë së Bashkuar të udhëheqë në Evropë, dhe shpreh mbështetjen e partisë së tij për propozimet e qeverisë për Ukrainën dhe rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.

Ai thotë se është e preferueshme që asetet e sekuestruara ruse të përdoren për të paguar mbështetjen shtesë të mbrojtjes për Ukrainën.

 

Fraksion.com