“SPAK e mori në pyetje”, Sula: Bushka ka dëmtuar imazhin e “Ligjeve”, Komisioni të distancohet. Të dalim me deklaratë!
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka ka munguar sot dhe në vend të saj, ky Komision u drejtua nga deputeti Eduard Ndreca.
Gjatë mbledhjes, deputeti demokrat Dashnor Sula, ka propozuar që të miratohet një deklaratë nga anëtarët e komisionit për të distancuar veten nga kryetarja Klotilda Bushka.
Sula ka theksuar se veprimet e Klotilda Bushkës kanë dëmtuar rëndë imazhin e Komisionit të Ligjeve dhe se ato nuk mund të kalohen pa një qëndrim të qartë. Ai e ka cilësuar veprimin e saj si “të pafalshëm” dhe ka shtuar se veprime të tilla janë realizuar me vetëdije, duke penguar hetimet ndaj Veliajt.
Fraksion.com