SPAK arreston zyrtarë të Universitetit Bujqësor: Masat dhe identitetet
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtrirë hetimet edhe në strukturat universitare.
Mediet raportojnë se me urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor Tiranë.
Sipas raportimeve, janë ekzekutuar nga policia masat e sigurisë për 5 persona “arrest me burg”, “arrest në shtëpi” për 10 persona si dhe për 9 të tjerë “detyrim paraqitje”.
Personat e vënë nën hetim dhe për të cilët janë ekzekutuar masat e sigurisë, akuzohen për shpërdorim detyre, abuzim në detyrë dhe për korrupsion.
Emrat e zyrtarëve të Universitetin Bujqësor të Tiranës ndaj të cilëve janë vendosur masa sigurie, nën dyshimet për abuzime me tendera janë si më poshtë:
Arrest me burg:
1. Edmond Tërthorja,
2. Amarildo Lleshi,
3. Mehmet Qoshja,
4. Altin Murto,
5. Piro Zoga,
Arrest Shtëpi:
1) Agim Sefa,
2) Arjan Buliqi,
3) Serafin Skënderi,
4) Ilir Kusi,
5) Dritan Laçi,
6) Azem Parllaku,
7) Artur Koleci,
8) Radion Dhromi, i
9) Blenard Spaho,
10) Tedi Proda,
Janë firmosur edhe 9 masa Detyrim paraqitje.
Fraksion.com