AktualitetPolitikëTë fundit

Shqipëria zgjidhet në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmat Detare

Shqipëria është zgjedhur në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmat Detare (IALA).

“Kjo zgjedhje tregon përkushtimin e vendit tonë në bashkëpunimin ndërkombëtar”, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Ky anëtarësim intensifikon rolin dhe përpjekjet e vendit tonë në promovimin e standardeve më të larta në fushën e ndihmave detare.

“Kjo zgjedhje përfaqëson një hap të rëndësishëm në kontributin për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme për mjedisin detar”, thekson MM.

Në Asamblenë e parë të Përgjithshme të kësaj organizate, Shqipëria u përfaqësua nga komandanti i Forcës Detare / Rojës Bregdetare, nënadmiral Adnand Agastra, i cili theksoi nevojën për një sistem të avancuar ndihmash detare.

Ai vuri theksin tek rëndësia e lehtësimit të transportit detar të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit detar, veçanërisht në ekosistemin e Mesdheut.

 

Fraksion.com