AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Këneta e supermobilizuar do përdorë SPAK si mjet të luftës politike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “këneta” e opozitës ka një strategji të qartë për ta përdorur llogoren antikorrupsion si mjet të vetin të luftës politike”.

Në një komunikim live në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama theksoi se ka një mbulim histerik të gjithë temës së korrupsionit në të gjitha kanalet dhe portalet lart e poshtë ku këneta është e mobilizuar edhe pse është subjekt i drejtpërdrejt i luftës antikorrupsion.

Kryeministri theksoi se “këneta” është e supermobilizuar për të spërkatur me llumin e vet gjithçka, këdo dhe vazhdimisht”.

“Me strategji të qartë për ta përdorur llogoren antikorrupsion, përkatësisht SPAK si mjet të vetin të luftës politike, duke e vënë atë në lëvizje përmes presionit të llumit, rrugës së denoncimeve të gjithfarshme dhe një shantazhi permanent”, shtoi Rama.

Rama theksoi se kjo është njëra anë e medaljes që krijon preceptimin se këtu janë të gjithë hajdutë.

Ndërkohë, sipas tij, faktet flasin dhe BE e konsideron sot Shqipërinë një vend seriozisht të angazhuar në luftën kundër korrupsionit.

“Ndaj pse vendi është seriozisht në hapat e fundit për t’u bërë pjesë e familjes europiane, ku nuk të bën njeri pjesë, nëse të dhënat nuk tregojnë se ti je për atë ligë”, shtoi Rama.

 

Fraksion.com