AktualitetPolitikëTë fundit

“Keni kohë sa të doni për të tjerët”, Rama: Jemi vetëm dy vjet afër me BE. Kjo dritare nuk duhet mbyllur!

Bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama e mbylli duke ritheksuar se qëllimi i tij është të vendose flamurin kuqezi në tryezën e Bashkimit Europian.

Rama tha se ky proces është shumë afër dhe ajo dritare që është hapur, nuk duhet mbyllur pa u futur Shqipëria.

“Jemi shumë afër miqtë e mi, jemi dy vjet afër. Ka rëndësi që kjo dritare nuk duhet mbyllur pa u futur ne në BE. Pastaj keni kohë sa të doni t’i shihni të tjerët dhe ku të më kujtoni të më thoni ku je, do më ketë mbirë barë”-u shpreh Rama.

 

Fraksion.com