Forcat ajrore të Ukrainës rrëzojnë shumë dronë dhe raketa
Sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në të gjitha rajonet e Ukrainës gjatë natës së kaluar.
Sipas raportimeve të medieve te huaja më shumë se 200 dronë dhe shtatë raketa lundrimi u lëshuan nga Rusia gjatë natës, thotë ushtria e Kievit.
Forca ajrore e Ukrainës thotë se ka kapur 133 nga dronët dhe gjashtë raketa. 79 drone të tjerë nuk arritën objektivat e tyre, me gjasë për shkak të luftës elektronike, shton ai.
Raporti thekson se rajonet e Kievit dhe Zhytomyrit u prekën të dyja nga sulmet.
Një grua 44-vjeçare u plagos në një sulm në rajonin e Kievit, tha më herët administrata ushtarake e rajonit në kanalin e saj Telegram.
Fraksion.com