“Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu…”, Rama nxjerr mesazhin në X për gjyqin me Gazment Bardhin
Në ditën e sotme, seanca e padisë së kryeministrit Edi Rama ndaj deputetit të PD-së, Gazment Bardhi, për shpifje është shtyrë. Shkaku i shtyrjes ka qenë kërkesa e palës mbrojtëse të deputetit demokrat, që pretendojnë se Bardhi i ka referuar fakte të bëra publike dhe vetëm i ka përsëritur ato.
Rama ka komentuar këtë në rrjetin social X, duke theksuar se padia ka të bëjë me akuzat direkt që Bardhi ka bërë ndaj tij si kryeministër.
Rama ka shtuar se avokatët e Bardhit duhet të sjellin prova për të vërtetuar thëniet e tij, por që, sipas tij, nuk ka asnjë provë dhe po mundohen të shtyjnë seancat me “llafe boshe”. Ai gjithashtu përmend një mesazh të dërguar nga koordinatori juridik i “shumë gjyqeve me kënetën”.
“Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak: “Sot kishim gjyqin per shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane kembengulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato qe ka thene bardhi jane fakte te njohura publikisht dhe ai thjesht i ka perseritur. Plus ne parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama keshtu packa se SPAKU e nxorri qarte fare qe ai s’ka asnje lidhje me akuzat e Bardhit. Megjithate avokati yne ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale per deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka promovuad etj etj.. Pra gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter”. Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu…”-thuhet në reagimin e Ramës.
https://x.com/ediramaal/status/1894337959589286222
Fraksion.com