AktualitetPolitikëTë fundit

Celibashi: Sot, afati i fundit për partitë politike për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi se sot është afati i fundit që kanë partitë politike për depozitimin e kërkesave për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Celibashi bëri të ditur se, partitë politike dhe komitetet nismëtare që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit duhet të depozitojnë kërkesën në KQZ për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, jo më vonë se data 25 shkurt 2025.

Dje Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi në seancën publike regjistrimin si subjekt zgjedhor të 15 partive politike, ndërsa sot pritet të shqyrtohet edhe kërkesa e 25 partive të tjera.

Deri tani në zgjedhje janë regjistruar:

  1. Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”;
  2. Partia “Nisma Thurje”;
  3. Partia Lëvizja Bashkë;
  4. Partia “Mundësia”;
  5. “Partia Demokristiane e Shqipërisë”;
  6. “Partia Lëvizja e Legalitetit”;
  7. “Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë”;
  8. “Partia Kombëtare Konservatore Albania”;
  9. “Partia Demokratike”;
  10. “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”;
  11. Partia “Balli Kombëtar Demokrat”;
  12. “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”;
  13. “Partia Balli Kombëtar”;
  14. “Partia e Lirisë”;
  15. “Partia Socialiste e Shqipërisë” /j.p/

 

Fraksion.com