AktualitetPolitikëTë fundit

Begaj pranon Letrat Kredenciale nga ambasadori i Kenias: Hapja e ambasadës në Nairobi thellon bashkëpunimin politik

Presidenti Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit jo rezident të Kenias në Shqipëri, Fredrick Lusambili Matëang’a.

Presidenti Begaj, i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re, ndërsa e siguroi atë për mbështetjen në përmbushjen e detyrës si ambasador jo rezident në Tiranë.

Begaj e konsideroi historik momentin e takimit në kontekstin e vendimit të shtetit shqiptar për të hapur së shpejti ambasadën në Nairobi, vendim që, sipas Kreut të Shtetit, do të thellojë pozitivisht bashkëpunimin e mirë politik që ekziston midis dy vendeve.

Presidenti Begaj vlerësoi dhe inkurajoi vijimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kenias në nivel organizatash ndërkombëtare.

Kreu i Shtetit theksoi se njohja e shtetit të Kosovës nga Kenia do të ishte një kontribut për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë.

Nxitja e bashkëpunimit ekonomik, shtimi i ndërveprimeve njerëzore nëpërmjet shkëmbimeve kulturore, dhe turistike ishin disa nga temat që u trajtuan si mundësi e forcimit të lidhjeve midis dy vendeve.

 

Fraksion.com