AktualitetPolitikëTë fundit

Bashkia e Tiranës: Zhvendosja e arkivës nga godina kryesore është proces rutinë. Lajmi i publikuar nga Berisha dhe mediet është i pavërtetë!

Pas denoncimit të kreut të PD Sali Berisha se kryebashkiaku Erion Vleija ka urdhëruar zhdukjen e dokumenteve, reaguar Bashkia e Tiranës.

Në reagim bëhet me dije se ajo që ka ndodhur sot ishte një proces rutinor i zhvendosjes së arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë.

Pak më parë, kreu i PD Sali Berisha denoncoi se disa dokumente janë duke u larguar me kamion nga Bashkia e Tiranës.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha tregoi pamje të punëtorëve që ngarkojnë dokumentet në kamion, duke i konsideruar këto veprime si një përpjekje për të shkatërruar prova.

 

Fraksion.com