Adoleshentja hedh nga dritarja e hotelit të porsalindurin, qytetarët e gjejnë në koshin e plehrave! Ndërron jetë në spital
Një adoleshente amerikane është arrestuar në Paris pasi foshnja e saj e porsalindur dyshohet se u hodh nga dritarja e një hoteli dhe vdiq, thonë prokurorët dhe mediat franceze.
Foshnja e saj e porsalindur “dyshohet se u hodh nga dritarja e katit të dytë të një hoteli” në lagjen e 20-të të Parisit të hënën, tha zyra e prokurorit. “I porsalinduri u dërgua në kujdesin urgjent, por nuk mbijetoi”.
Një zëdhënës i kryetarit të qarkut të 20-të i tha CNN se foshnja u gjet e gjallë në një kosh plehrash pranë hotelit dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e fëmijëve në Paris, Necker. Foshnja ka ndërruar jetë në spital.
CNN ka kontaktuar me policinë franceze dhe Departamentin e Shtetit të SHBA. Spitali ku u dërgua gruaja nuk pranoi të komentonte.
Ambasada e SHBA-së në Paris i tha CNN se ishte në dijeni të raporteve për arrestimin dhe ishte “duke monitoruar nga afër këtë rast”.
“Jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam për tragjedinë e fundit që përfshin humbjen e një jete të re,” tha ambasada.
Rasti u raportua për herë të parë nga Paris Match . Agjencia e lajmeve AFP dhe Le Parisien dhanë moshën e vajzës si 18 vjeç.
Fraksion.com