AktualitetTë fundit

SPAK: 629 masa sigurimi për vitin 2024, 5.1 % për vepra korrupsioni

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë për vitin 2024 masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona.

SPAK njoftoi sot në rrjetet sociale se nga numri total, për korrupsionin masa “arrest me burg” zë 5.1% të totalit të masave.

Ndërsa, për krimin e Organizuar, masa e sigurisë “arrest me burg” zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të regjistruara.

Më herët SPAK ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024, nga personat e hetuar 236 persona (37,5%) kanë masën “arrest me burg”, 246 persona (39,1%) të hetuar në gjendje të lirë dhe 147 persona (23,4%) të hetuar me masa të tjera sigurimi.

 

Fraksion.com