Rama ndan foto nga vizita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara: Vendosëm piketa të reja bashkëpunimi
Kryeministri Edi Rama mikpriti një ditë më parë në Tiranë, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vizitoi për herë të parë vendin tonë si President i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.
Rama ka publikuar në rrjetet sociale momente nga ceremoni mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave, nga takimi kokë më kokë si dhe nga marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve.
Kryeministri e cilëson një vizitë historike, ardhjen për herë të parë në Shqipëri të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan.
Ai thekson se gjatë këtij takimi vendosën piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore.
Në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan, u shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve.
Në një ceremoni të posaçme u shkëmbye marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST mes Zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR, Sulltan Al Jaber.
Gjithashtu, u shkëmbye Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, mes ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd”, Sulltan Al Jaber.
Fraksion.com