AktualitetTë fundit

Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut në Kukës, arrestohen 3 persona

Është vënë në pranga ditën e sotme Zenel Muçmata, i dyshuar përdhunimin e 29-vjeçarit Elvis Halilaj, kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj.

Po ashtu janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët e kanë ndihmuar atë që të fshihet, Genci Pinguli dhe Enes Asllanaj.

Ata janë arrestuar në Tiranë, bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, teksa Zenel Muçmata ishte strehuar në një banesë pranë “9-katsheve’ në kryeqytet dhe njëri prej tyre, të arrestuar po ashtu sot, do t’i çonte ushqim dhe tjetri do ta largonte.

Po sipas deklarimeve të autorit, ai akuzohet se ka ndikuar drejtpërdrejt ose indirekt në largimin nga puna të Elvis Halilajt.

Sebastian Muçmata

 

Fraksion.com