AktualitetTë fundit

3-vjeçari humb jetën në spitalin e Shkodrës, Policia: Dyshohej për virozë stine

Policia e Shkodrës reagoi sot lidhur me ngjarjen në spitalin e Shkodrës ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën. Sipas Policisë, dyshohet se fëmija 3-vjeçar kishte një virozë stine.

Policia njoftoi se më datë 21 shkurt, shtetasi S. H ka dërguar për mjekim në repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, dy fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine.

Pas mjekimit, shtetasi S. H dhe dy fëmijët janë larguar për në banesë.

Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22 shkurt, shtetasi S. H i ka dërguar përsëri dy fëmijët për mjekim në repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit.

Fraksion.com