AktualitetPolitikëTë fundit

Zelensky bisedon me Ramën: Evropa të jetë pjesë e negociatave për paqen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin Edi Rama.

“Kisha një bashkëbisedim pozitiv me kryeministrin e Shqipërisë,
Edi Rama dhe falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë, shkroi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në X.

”Ne diskutuam shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera”, shtoi ai.

”Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka për Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës”, theksoi Zelensky.

”Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, përfundon statusi i Zelenskyt në X.

Fraksion.com