U dhunua brutalisht, kreu i Operatorëve Turistik i Sarandës flet i gjakosur pas konfliktit: M’u vërsulën brenda makinës dhe…
Dje në Sarandë ndaj biznesmenit dhe kreut të Operatorëve Turistikë, Arben Çipa është ushtruar dhunë, nën një sulm brutal pas një konflikti me 2 persona të tjerë, lidhur me një projekt biznesi. Në pamjet e ballkanweb Çipa shfaqet i gjakosur, me shenja të dukshme në fytyrë të grushtave dhe përdorimit të sendeve të forta, që sipas tij janë përdorur nga autorët.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të drekës dje, kur biznesmeni Çipa ishte në rrugë duke u drejtuar për në punën e tij. Sipas deklaratave të bëra nga Çipa të dy personat që e sulmuan kishin të bëjnë me një projekt biznesi, për të cilin kishte pasur kundërshti. Njëri nga personat dhunues, Çipa thotë se është administratori i një klubi nate i quajtur “Four elements”.
Ai tregon se teksa ishte në rrugë, një prej sulmuesve, i identifikuar si Dio, e ka ndaluar dhe ka filluar të diskutonte lidhur me projektin që ka përplasur të dy palët.
Pas sulmit, Çipa ka pësuar lëndime të rënda, duke përfshirë gjakderdhje dhe plagë të shumta, dhe është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Fraksion.com