Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, qëllohet drejt një automjeti nga një makinë tjetër
Të shtëna me armë zjarri në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “New York”, rreth Rrethi i Bathores, rreth orës 22.30 të mbrëmjes së kësaj të shtune. Policia bën të ditur se është qëlluar drejt një automjeti nga një makinë në lëvizje.
Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduara, ndërkohë që vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit nga u qëllua edhe kapjen e autorit.
Policia jep detajet e para të ngjarjes:
Më datë 22.02.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores, dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Nuk ka të lënduar në njerëz.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com