“Rama nuk është i qetë”, Bamir Topi: Hetimet mund të çojnë tek ai, si mund të jetë jashtë aferave?
Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se SPAK nuk duhet të guxojë të prekë telefonin e tij.
Topi ka vlerësuar këtë reagim të Ramës si një pasojë të një “situate psikologjike jo të qëndrueshme” dhe ka shtuar se ky është një reflektim i pasigurisë që ai ndjen për hetimet që lidhen me pozitat e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij.
“Deklarata e Ramës tregon një pasiguri të thellë. Ai nuk mund të jetë i qetë me atë që po ndodh në kampin e tij. Kur bashkëpunëtorët e tij po hetohen për shumë afera, si është e mundur që ai të jetë jashtë këtyre hetimeve? Nëse ai thotë se është i pastër, atëherë duhet të pranojmë se ai është i paaftë për të administruar ekipin e tij”, ka theksuar Topi.
Fraksion.com