AktualitetBota+Të fundit

Papa në gjendje ‘kritike’ pasi pësoi ‘krizë respiratore astmatike’, thotë Vatikani

Papa Françesku, i cili është shtruar në spital për më shumë se një javë, mbetet në gjendje “kritike” dhe pësoi një krizë në frymëmarrje më herët këtë të shtunën, tha Vatikani në një deklaratë.

“Këtë mëngjes Papa Françesku u paraqit me një krizë respiratore astmatike me përmasa të zgjatura, e cila kërkonte edhe aplikimin e oksigjenit në flukse të larta”, shkroi Vatikani për Papatin e sëmurë që po trajtohet për pneumoni.

“Ndërsa Françesku vazhdon të jetë vigjilent, ai ka më shumë dhimbje se dje”, shkruhej në deklaratë. Ai gjithashtu mori transfuzion gjaku sot për të trajtuar aneminë, thuhet në deklaratë.

Fraksion.com