Macron: Sulmi me thikë ishte “terrorizëm islamist”
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të shtunën se sulmi me thikë, nga i cili u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë në Francën lindore, ishte “terrorizëm islamist”. Më herët zyra e prokurorisë së anti-terrorit konfirmoi se po hetonte rastin.
Në deklaratën e prokurorisë thuhet se një person sulmoi oficerët e policisë në qytetin Mulhouse duke bërtitur “Allahu Akbar” të shtunën pasdite.
Një kalimtar i rastit u vra pasi u përpoq të ndërhynte, ndërsa tre punonjës policie u plagosën, shtoi zyra e prokurorisë.
“Është pa asnjë dyshim akt terrorizmi islamist”, u tha Presidenti Macron gazetarëve në kuadrin e punimeve të panairit të përvitshëm të fermerëve francezë, duke shtuar se ministri i brendshëm ishte nisur drejt qytetit Mulhouse.
I dyshuari është arrestuar, njoftoi zyra e prokurorisë./VOA