AktualitetTë fundit

U aksidentua me bashkëshorten në Ersekë, dërgohet me helikopter drejt Traumës drejtuesi i mjetit

Detaje të reja ka ndal nga akisdenti që ndodhi mëngjesin e sotën në aksin rrugor “Korçë-Ersekë. Nga aksidenti u plagosën drejtuesi i mjetit E.I., dhe bashkëshortja e tij Xh.I., që ishte pasagjere.

Ata menjëherë u dërguan në spitalin e Korçës për mjekim, por drejtuesi i mjetit E.I., është transportuar me helikopter drejt Traumës.

Ai u transportua me helikopter drejt Traumës pasi ka dëmtime të marra në gjymtyrë.

Ndërsa bashkëshortja ndodhet në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë se në aksident, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore të betonit.

Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh, u plagosën drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij.

 

Fraksion.com