Tabaku: Integrimi në BE – proces kombëtar, të jetë gjithëpërfshirës
Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse” për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku kërkoi nga Kryenegociatorja Majlinda Dhuka publikimin e pozicioneve negociuese menjëherë pas miratimit.
Tabaku u shpreh se çdo ditë merr dhjetëra kërkesa nga shoqëria civile për informacion.
“Ne i diskutuam në një mbledhje të mbyllur arsyet se cilat ishin çështjet, pse këto nuk publikoheshin, por unë brenda dhe hapësirës që ju keni, por njëkohësisht edhe për hir të transparencës së këtij procesi, e përsëris edhe një herë kërkesën për nisjen e një dialogu gjithëpërfshirës me të gjithë palët në këtë proces.
Ky është një proces që nuk e bën dot vetëm një ministri, nuk e bën dot vetëm një administratë është një proces kombëtar, dhe qenia e një procesi kombëtar ka edhe përfshirjen e të gjithë grupeve të interesit”, theksoi Tabaku.
“Ju zhvilloni tryeza partneriteti në disa raste, disa prej tyre janë efektive, disa janë totalisht in efektive. Të paktën nga informacioni që unë marr”, tha Tabaku.
““Road-map-et” (Udhërrëfyesit) janë të vendosura online dhe ka një proces konsultimi. Këshillat dhe imputet e shoqërisë civile në gjykimin ti dhe informacionin që unë kam, nuk reflektohen atje, sidomos për pjesë të cilat janë pak më problematike dhe diskutime politike sepse pjesa teknike ndoshta jo të gjithë janë familjarë me të”, u shpreh Tabaku.
“Ne duhet ta kthejmë këtë nga diskutim me dyer të mbyllura në një diskutim me dyer të hapura”, tha Tabaku.
Fraksion.com