AktualitetPolitikëTë fundit

“Ndërhyrja te pensionet, emergjencë”, Berisha: Që në 3 muajt e parë të qeverisjes, do të përafrohen me minimumin jetik

“Ndërhyrja tek pensionet konsiderohet si një emergjencë”.

Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për shtyp.

Kryedemokrati tha se në 3 muajt e parë të qeverisjes do të bëhet përafrimi i pensioneve të pjesshme me minimumin jetik.

“PD ka deklaruar dhe deklaron se ndërhyrjen në pensionet e shqiptarëve e konsideron një emergjencë.
Dhe se kjo ndërhyrje do bëhet 3 muajt e parë të qeverisjes.
Tre muajt e parë të qeverisjes do vendoset minimumi jetik. Kjo nënkupton që 57 përqind të pensioneve, të cilat janë pensione jo të plota, por të pjesshme dhe si të tilla nënkuptohet janë nën 170 euro, që të gjitha kalojnë në minimumin jetik 200 euro. Pra, pësojnë një rritje nga 20 gjer në 70 përqind si pensione.
Pensionet mbi 200 euro rriten me 20 përqind.
Kështu që kjo ndërhyrje do bëhet me paratë e buxhetit të shtetit. Do merren paratë nga buxheti i shtetit, do transferohen në fondin e pensioneve. Do shlyhet buxheti që buxhetorët kanë ndaj pensionistëve.
Nuk ka gjë më të turpshme në botë, punonjësit e buxhetit nuk paguajnë sigurime shoqërore. Kjo nuk ndodh kund në botë, përveçse në shtetin e mafies që është Shqipëria. Se kjo duhej të ishte automatike. Ky është një zbulim i ri skandaloz që tejkalon imagjinatën. Merr fund.
Nuk merr qytetar shqiptar rrogë në shtet pa kaluar automatikisht, krahas firmës që firmos për rrogën, të tjerët në sigurimet shoqërore të pensionistëve.
Por, përveç kësaj, do kalojnë në fondin e pensioneve nga buxheti i shtetit i gjithë shuma e domosdoshme për të realizuar këto premtime. Për të realizuar pra minimumin jetik 200 euro dhe rritjen me 20 përqind të pensioneve të tjera mbi 200 euro”, tha ai.

 

Fraksion.com