Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor paraqitet në SPAK
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.
Xhika është paraqitur në SPAK edhe pak kohë më parë, ku u mor në pyetJe, dhe në një deklaratë për media shpreh se u mor në pyetje për një procedurë në kohën kur drejtonte ARRSH-në.
Xhika është arrestuar më 2 shkurt të vitit 2018 gjatë kohës që ka qenë drejtor i ARRSH lidhur me abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan.
Fraksion.com