AktualitetTë fundit

Digjet supermarketi në Durrës, dyshimet

Një supermarket në zonën e Plepave, në Plazhin e Durrësit është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një prizë e mbingarkuar nga pajisjet frigoriferike, e cila ka bërë masë elektrike.

Zjarri ka rënë rreth orës 04:00, sipas burimeve nga Reparti Zjarrfikës i Durrësit. Ndërhyrja e menjëhershme ka bërë të mundur izolimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre në pjesën tjetër të qendrës tregtare.

Zjarrfikësit kanë përfunduar operacionin e tyre dhe janë larguar, ndërsa, grupi i ekspertëve po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit.

 

Fraksion.com